Turizmi shqiptar dhe problemet

Turizmi shqiptar dhe problemet

Cdo vere, por sidomos gjate gushtit, ne rrjetet sociale shperthen nje pakenaqesi dhe proteste ndaj kushteve qe ofron turizmi shqiptar. Qe turizmi shqiptar ka probleme te theksuara, kjo as qe vihet ne dyshim. Plazhet jane te pamirembajtura dhe te ndotura nga derdhjet e ujrave te zeza. Hoteleria eshte ende rudimentale dhe me teper se sistem hotelerie, akomodimi ngjan me dhoma te marra me qera. Plazhet private uzurpojne hapesirat publike dhe nuk i krijojne asnje lloj mundesie pushuesit te thjeshte te ngreje lirisht cadren e tij prane tyre. Situata ka arritur ne piken ku ngritja e nje cadre prane nje plazhi privat duket ilegjitime, nderkohe qe ne realitet eshte ilegjitim ky lloj uzurpimi, pasi plazhet private kudo ne bote, perjashto resortet, jane te detyruar te lene nje vije publike ne hapesiren midis plazhit privat dhe detit. Jo vetem kaq, por jane dhe te detyruar ta pastrojne kete hapesire publike, pavaresisht se nuk shfrytezohet prej tyre, perndryshe plazhi privat humbet licensen ne menyre automatike. Sherbimi ne restorante eshte shume i ngadalte, deri ne acarim dhe shpesh teresisht joprofesional. Supa shpesh vjen pas peshkut dhe sallata arrin kur te gjithe jane tashme te ngopur. Trafiku ne mes te vapes eshte nje torture e vertete (per kete jemi dhe vete fajtore, pasi si popull pak nevrastenik, nuk durojme dhe hyjme me makine vend e pavend). Parkimi eshte i veshtire, sepse mungon infrastruktura. Ka mungesa te energjise elektrike ose tension te ulet, qe e ben kete te fundit te paperdorshme. Problemet me energjine sjellin automatikisht dhe probleme me ujin dhe situata behet edhe me e rende. Plazhet kane shume pak argetim dhe shpesh edhe ai qe eshte kthehet ne problem sigurie (motorrat e ujit).

Rezultati i protestes masive?

Duket pra se protestat per keto kushte jane teresisht te bazuara dhe nevoja e nje permiresimi, ne mos reformimi, eshte urgjente. Por cuditerisht asgje nuk ndodh dhe cdo vit kemi para syve te njejtin realitet! Arsyeja duket se duhet te qendroje edhe diku tjeter, pervec barres se fajit qe kane “pronaret” e hoteleve, restoranteve, plazheve, apo sidomos shteti.
Eshte shume interesante te vihet re se rreth 80-90% e protestave nuk i drejtohen kushteve, por cmimeve. Rrjetet sociale mbushen me foto faturash, tatimore ose jo, me cmime qe pretendohet te jene te shtrenjta, te papranueshme, astronomike… epitetet nuk mbarojne. Ne fakt faturat e publikuara shume shpesh kane cmime mese normale, bile dhe te lira. Te protestosh se pse ke paguar 10 mije leke, per 4 persona ne restorant, nderkohe qe ke porositur 2 shishe vere dhe karkaleca, pervec peshkut, eshte krejtesisht qesharake. Behen krahasime absurde cmimesh dhe vihen ne kandar cmime te fshatrave me te humbur bregdetare te Greqise, me zonen me elitare te Dhermiut. Ka ankesa per cmimin e cocktail, aty ku behet shkuma-party. Postohen fatura plazhesh private per cmimet e cadrave dhe konsiderohet jashte orbite cmimi prej 5 Euro. Merret per baze cmimi i udhetimit me varke, me nje mjet qe merr 10-12 persona, me nje anije turistike ne Greqi, e cila merr rreth 200 persona ne bord. Lista e krahasimeve absurde eshte e gjate dhe shpesh ka elemente groteske brenda saj.

Sigurisht qe raporti cilesi/cmim eshte i rendesishem dhe ne Shqiperi ka probleme, por ne vend qe te kerkohet rritja e cilesise, kerkohet me ngulm ulja e cmimeve. Kjo shoqerohet shpesh me kerkesa absurde per nderhyrjen e shtetit, pa kuptuar se shteti nuk ka lidhje me cmimet. Nderkohe qe ne Gjipe eshte zene teresisht hapesira publike, ne vend te kerkohet nderhyrja e shtetit per te vene rregull ne kete uzurpimin absurd, ka ankesa se pse nuk u leshohet kupon tatimor!!! Ka nje kembengulje heroike per te kerkuar cmime te ulta ne Llaman, nderkohe qe 3 km me larg, ne Qeparo, gjen cmime edhe me te ulta se ato qe pretendohen. Pervec rasteve sporadike, nuk degjoj askend te protestoje per plazhe, qe ne kupe te qiellit, shperndajne muzike tip “e bardha-jeshile”, ne nje mjedis krejtesisht familjar, ku me shume se cadra ka karroca femijesh.

Kjo menyre proteste nuk e ndihmon aspak turizmin. Ne vend te ndikoje ne permiresimin e kushteve, shpesh ndikon ne krijimin e situatave qesharake, ku cmimi i dhomes eshte 4000 leke nata, por per pultin e kondicionerit duhet te paguash dhe 500 leke te tjera shtese. Ose, akoma me keq, ne mes te nates, pa paralajmerim, ulet automati nga pronari, per te kursyer energjine dhe ne mengjes e gjen veten ne nje sauna natyrale. Restorantet low-cost kane kudo te njejten pamje, por per te mbajtur cmimin poshte, nje kamarier i “sherben” 15-20 tavolinave njeheresh.

Mengjes ne HimareShembull suksesi!

Duke qene se keto eksperienca i kemi provuar te gjithe ne qe cdo vit duam te kalojme disa dite ne bregdetin e Jon-it, dua te permend nje rast, ku vertet kupton thelbin e problemit dhe zgjidhjen e tij. Para nje viti kerkova nje dhome me qera ne Himare. Ne kulmin e sezonit dhe sidomos kur je kujtuar pak si vone, kjo procedure eshte e komplikuar. Pas nje vargu telefonatash te pasukseshme me miq e te aferm, vendosa te behem pak perendimor. Perdora booking.com dhe gjeta nje hotel me 3 yje (pretendim i bukur), ne nje pozicion shume komod. Cmimi 60 euro nata, mengjesi perfshire. Arrita ne destinacion dhe me beri pershypje nje sjellje jashtezakonisht e dashur dhe mikpritese. Dhoma ishte normale, e paster, por sigurisht qe nuk ishte fiks hotel. Restorant, ose nje ambient te ngjashem nuk pashe dhe me mendjen time e qava mengjesin. Per habine time, te nesermen ne mengjes shoh nje grua qe troket dhe na ofron ne dhome nje mengjes spektakolar me petulla, mjalte, djathte, recel, leng portokalli… Qe ta provosh kete eksperience jashte Shqiperise duhet te paguash… te paguash goxha shtrenjte. Me kerkuan falje sepse ambienti i mengjesit nuk ishte gati per kete sezon dhe e kishin zevendesuar me sherbim ne dhome. I surprizuar ne maksimum, vura re dicka. Sherbimi nuk ishte 100% i njejti dhe per klientet e tjere. Nuk eshte se te tjeret po persekutoheshin, por vura re nje diference dhe po mundohesha te kuptoja arsyen. Dy dite me pas u be gjithcka e qarte. Une e kisha marre dhomen 10 Euro me teper se te tjeret, sepse nuk e kisha bere prenotimin ne telefon, por permes booking. Por diferenca ne sherbim nuk ishte vetem per 10 eurot me teper, por edhe sepse pronari ishte shume i shqetesuar per “review” qe une mund te beja tek booking.com. Me shume perulje mu kerkua, pa me bezdisur, nese mund te beja nje review pozitive. Me buzeqeshje e njoftova se nderkohe e kisha bere nje review pozitive ne tripadvisor, por per booking duhet te presesh deri sa t’i mbarosh pushimet. Pasi mora nje premtim nga pronari se heren tjeter mund te merrja ne tel, per ta marre cmimin 50 euro, ne vend te perdorja booking, vendosa qe… do te vazhdoja te perdorja booking!

One Reply to “Turizmi shqiptar dhe problemet”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *