A bëhet ky vend?

A bëhet ky vend?

Pra “veting”-istët në Shqipëri:
Nuk njohin Alush Dragoshin;
Nuk njohin Di Pietron;
Nuk dinë çfare ka thënë Falcone mbi kontrollin e territorit polici-mafia;
Nuk dinë kush u vra i pari Falcone apo Borselino;
Nuk dinë kush Prokuror i Përgjithshem është shkarkuar nga parlamenti në Shqipëri;
Nuk dinë se kush prokuror arrestoi Guvernatorin e BSH.

Po përvec këtyre:
Njëri si objektin më të shtrenjtë që ka blerë në jetë njeh një penë që kushtonte 70 USD!
Kur të kërcënon dikush nga burgu me mesazh, zgjidhja është të fikësh telefonin!
Dhe më skandalozja: “NUK JANE DUKE LEXUAR ASNJE LIBER”!!!

Me keqardhje po them se përgjigjet e 6 pyetjeve të para edhe unë i di, megjithëse nuk kam asnjë background juridik, jo më të jem pedagog juridiku ose magjistrature si këta kandidate. Mjafton të kesh dëshirën të jesh i informuar në përgjithësi.
Për tre shtesat e turpshme më poshtë nuk kam koment, por vetëm një pyetje: “A bëhet ky vend”?

(Video Channel One)
Shperndare nga Nisma #Thurje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *