Nuk “bohet”

Nuk “bohet”

Nuk eshte faji i Tahirit qe mbrohet, se cfare mund te beje tjeter?!
As i socialisteve qe e mbrojne;
As i derdimeneve, qe dalin e brohorasin ne mbrojtje te tij ne ca tip mitingjesh qe ngjajne me ca skenare ku bosi mafioz mbrohet nga “populli”;
As i demek juristeve qe ngaterrojne parlamentin me gjykaten ose proven e dyshimit te arsyeshem me proven e fajesise;
As i medias “merobaziste”, qe hidhet ne sulm frontal ndaj prokuroreve, aq sa te kujton pikturen “Vojo Kushi mbi tank” te Sali Shijakut;
As i opozites ngordhalaqe, qe dhe kur ka te gjithe te drejten e perendise, nuk frymezon kerkend!

Eshte faji i nje populli te tredhur, qe ka perfunduar nje popull legen, qe as qyrret nuk di te fshije vete! Nje popull qe dhe ta ngordhesh per buke e ta lesh pa shtepi, nuk ben “ciu”, jo me te mbushe sheshet!

Nuk BOHET!

Une erdha ne Korce, se thone qe ketej bie llotaria amerikane!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *